Kurti e Hamza takohen sërish sot

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, do të takohen sërish sot.

Gazeta Nacionale ka mësuar se tema të takimit do të jenë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializua dhe çështja e presidentit.

Kryeministri Albin Kurti sot ka treguar se ka filluar komunikimet për partitë politike për çështjen e presidentit.

Ai nuk ka treguar se me kënd ka filluat këto diskutime.

Kurti ka vlerësuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare për të pasur një marrëveshje për çështjen e presidentit.

“Kemi filluar komunikimet. Dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje në mënyrë që javën e ardhme të kemi president ose presidente të re”, ka thënë ai.