Kurti drekë me emisarin gjerman pas vendimit për Manastirin: Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë

ZKM ka njoftuar për takimin mes kryeministrit Kurti dhe emisarit gjerman Manuel Sarrazin e ambasadorit gjerman Jorn Rohde.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një mëngjes pune në Rezidencën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.”

Në komunikatë thuhet se tema qendrore e diskutimit ishte bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlimit dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Samitit të Berlinit.

“Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij, ishin temë qendrore e diskutimit.

Kurti e ka falënderuar Sarrazinin për bashkëpunimin, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Kryeministri e falënderoi z. Sarrazin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal.”

Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar dhe e interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio- ekonomik në rajon.

Kryeministri theksoi që Republika e Kosovës është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë dhe shtoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit e të cilat rrisin mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim.”/Express