Kurti: Drafti i ri i Asociacionit është më i avancuar, por s’jam i kënaqur – vërejtjet dhe kritikat ia kam dërguar Lajçakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me 24 tetor ia ka dërguar vërejtjet për draftin e Asociacionit emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit theksoi sërish se në takimin e fundit në Bruksel u është thënë se çështja për normalizimin e marrëdhënieve është urgjente, ndaj ka pranuar ta nënshkruaj, derisa shtoi se ka kërkuar që Kosova të fitojë statusin e vet dhe të fillojë programi i NATO-së.

Këto deklarata i pari i Qeverisë i bëri derisa po merrte pjesë në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë në kuadër të programit “Kosova, shtet i xhudos”, ku ka përfunduar edhe trajnimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes.

“Ne kemi thënë që e pranojmë ta nënshkruajmë paktën ku benë pjesë marrëveshja bazë, aneksi i zbatimit, njëra nga Ohri, tjetra nga Brukseli dhe gjithashtu edhe këtë draftin për të cilin paraprakisht i kemi dërguar vërejtjet por meqenëse në Bruksel na u tha që është një gjë urgjente normalizimi i marrëdhënieve unë pranova ta nënshkruaj më ç‘rast nënshkrimi është pranimi, mirëpo vetëm si një pjesë ë paktës ku kemi kërkuar edhe që Kosova ta fitojë statusin e vet dhe të fillojë programi i NATO-s”, tha Kurti para gazetarëve.

Poashtu, Kryeministri Kurti tha se ai nuk mund të flas as për kritikat, e as vërejtjet lidhur me draftin e Asociacionit pasi ashtu i është kërkuar.

Kurti tha se drafti i ri i Bashkimit Evropian është më i avancuar, por jo se është i kënaqur edhe me të.

“Për hirë të konfedacialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mija ato janë shumë të rëndësishme, ia kamë përcjelle emisarit evropian nëpërmjet zëvendësit Besnik Bislimit më datën 24 tetor dy ditë para së takohemi në Bruksel. Ky është draft krejtësisht tjetër është më i avancuar por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mija”, tha kreu i ekzekutivit në Pejë