Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se Kosova për herë të parë që prej çlirimit, do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale.
Kreu i ekzekutivit ka theksuar se kjo është një hap përpara për të realizuar përpjekjet e tyre në adresimin e planeve.
“Ky dokument është një hap përpara në përpjekjet për të adresuar planet tona, Miratimi i saj është hapi i parë, për zbatimin e saj kërkoj përkushtim, andaj shpreh mirënjohje për angazhimin”, tha Kurti.
Me tutje, Kurti falënderoi aleatët e Kosovës që ndaluan okupimin serb në popullin e Kosovës gjatë viteve të 99-ta.
“Asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të shprehur mirënjohjet tona për të gjithë ata qe sakrifikuan për liri, lavdi iu jemi përjetësisht falënderues edhe aleatëve ndërkombëtarë. Ne mbledhje po vij nga takimi me William Walker, ky njeri i jashtëzakonshëm, ishte ai që ngriti zërin për padrejtësinë në vendin tonë”, theksoi shefi ekzekutivit.
Kurti tha se angazhimi i tyre ishte katalizator që treguan përkushtimin e NATO-s, duke përmendur e falënderuar të gjithë gratë e burrat e OSBE-s në Kosovë, për afro 6 muaj.
Kurti po ashtu përmendi edhe statistika në fushën e ekonomisë duke thënë se vendi ka shënuar përmirësim 5 herë më të madh se në vitin 2000.
“Ekonomia e vendit tonë do jetë 5 herë me i madh se në vitin 2000, me pak se 25 vjetëve ekonomia është rritur 5 herë në gjysmë ndërkaq nga pavarësia gati tri herë me i madh kurse me 4 vjet më herët e kemi sivjet 50% më të lartë brutoproduktin vendor, shteti është më i pavarur se kurdo herë me parë, qeverisja po bëhet përherë e më e mirë, çlirimi e shpallja e pavarësisë ia kanë vlejtur fortë edhe në ekonomi edhe në demokraci, e puna jonë duhet të vazhdoj”, tha Kurti.