Kurti: Cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reformat në administratën publike sjellin përmirësimin e jetës së qytetarëve, ofrojnë transparencë, llogaridhënie dhe mundësojnë integrimin evropian e euro-atlantik.

Në hapjen e konferencës ‘KosovaPar2023’, Kurti ka thënë se me miratimin e Ligjit për paga është krijuar barazi dhe sipas tij vendi ka ka kaluar nga një gjendje kaotike që rregullohej nga 58 akte që rregullonin pagat, në vetëm një ligj gjithëpërfshirës.

“Administrata publike dhe shteti republikan ja japin kuptimin njëri-tjetrit. Ajo është prioritet i qeverisë tonë. Një administrata është çelësi i të gjitha reformave tjera. Administrata Publikë është reforma që mundëson reforma të tjera. Ajo sjell përmasimin e jetës së qytetarëve tanë dhe integrimin evropian e euroatlantik. Qeveria është duke punuar me ekspert ndërkombëtarë. Është bërë shumë punë e madhe në ligjin për zyrtarët publikë dhe ligjin për pagën e zyrtarëve publikë. Kemi kaluar nga një gjendje kaotike që rregullonin pagat 58 akte, në vetëm një ligj gjithëpërfshirës. Nga 160 shtesa e bonuse të ndryshme në vetëm 15 shtesa mirë të definuara e me kritere e procedura të qarta. 56 për qind e qytetarëve i besojnë Qeverisë”, tha Kurti.

Në konferencën ‘KosovaPar2023’, po marrin pjesë pjesëmarrës nga 20 shtete të botës.

Gjatë dy ditëve në këtë konferencë ndërkombëtare do të diskutohet për reformat në administratën publike për një qeverisje fleksibile dhe të qëndrueshme.

Kryeministri Kurti tha se kjo konferencë e rëndësishme dhe do të shndërrohet në një ngjarje vjetore.