Kryeministri Albin Kurti sot në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes përveç për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ka folur edhe për kënaqshmërinë e qytetarëve për punën e tij si kryeministër dhe për një mandat të ri qeverisës.
Kryeministri Kurti tha se sipas UNDP-së mbi 51 e qytetarëve janë të kënaqur me punën e tij si kryeministër.
“Matjet më të hershme të UNDP-së dhe barometrit publik të ballkanit, besimi në qeverinë është mbi 55% dhe është më i larti në Ballkan. Me këtë besim ecim përpara të gjithë, pra bashkë drejt mandatit të ri kur ti vjen koha”.
“Sot kur po flasim mbështetja popullore për qeverinë është me e madhe se ditën qe u zgjodhëm në Kuvend me 67 vota me datë 22 mars të vitit 2021”, tha Kurti.