Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në zbulimin e shtatores së Adem Demaçit në sheshin në Podujevë, ka thënë se kjo përmendore është shenjë e guximit.
“Adem Demaçi prehet i qetë sepse jetoi përnjëmend. Ne sot po shpallim në mes nesh se kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë. Kjo përmendore është një shenjë e guximit dhe barra e drejtësisë, që ne ia interpretojmë vetvetes si garanci të një të ardhme që ia vlen”, ka deklaruar Kurti.
“Baca Adem ishte figura shumë këndore e realiteti i dehur me dashurinë për letërsinë bartës i dashurisë, gazetar i fjalës i lirë në rininë e pjekur, dhe përfaqësues politik i luftës çlirimtare në pjekurinë e vonë”.