Lart në malet e Sharrit ndodhet maja e Lubotenit. Ky rrugëtim me kthesa të forta të dërgon te një pamje e mahnitshme e bukurive të vendit tonë.
Rruga me gur e me natyrë piktoreske jep drejtimin për te stanet e shumë familjeve shqiptare, të cilat pjesën më të madhe të verës e kalojnë atje.
Pos bukurive natyrore, ajo që e karakterizon vizitën në stanet e Lubotenit është edhe mikpritja e familjeve atje.
Jeta në stanet e këtij vendi jo rrallëherë di të jetë e vështirë.
Kjo pikërisht ndodhë edhe me Ajet Vishin.
Bukuritë e këtij vendi dhe rrëfimin e plotë e keni në video.