Profesori në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka të drejtë të shtrijë sovranitetin monetar, por ama në kontekstin aktual e ka quajtur “të padobishme, të panevojshme dhe provokuese”.
“Mendoj që kryeministri Kurti ka çdo të drejtë politike dhe ligjore, që serbët në veri duhet të përdorin euron, ashtu si këtu në Shtetet e Bashkuara, ku ata që jetojnë në Floridë përdorin dollarin. Por në kontekst të një momenti delikat kur Serbia dhe Kosova, shpresojnë, po provojnë të mbështesin Marrëveshjen e Ohrit, unë mendoj që veprime të këtilla nuk janë të dobishme, por panevojshëm dhe provokuese“, tha ai për Tëvë1.
Tutje Kupchan ka thënë se është optimist se një normalizim do të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë.
Kam besim që në fund, Kosovën dhe Serbinë të pajtohen dhe normalizojnë marrëdhëniet. Në mendjen time është pyetje ‘kur’ do të ndodhë kjo, e jo ‘nëse’ do të ndodhë kjo. Mendoj që është një moment kur të dy, edhe Kurti, edhe Vuçiq, duhet të dëshmojnë kurajë politike, të bëjnë zgjidhje dhe lëshime të rënda, por në vend të kësaj çfarë po shohim është se po luajnë rolin e nacionalizmit, e që nuk është e dobishme”, thotë ai.