Dardan Krasniqi, aktivist i Vetëvendosjes dhe kunati i ministres, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti edhe po ta themelojë Asociacionin, ai përsëri do të fitojë më mbi 50 për qind në zgjedhje.
Ai “Info Nata” në Tëvë1 ka thënë se nuk beson që Kurti do ta themelojë Asociacionin.
“Nuk është tendenca te Zajednica, tendenca është me përbalt kryeministrin Kurti. Këtë po e them pa pikë emocioni, po e them objektivisht se edhe po ta bënte kryeministri Kurti ‘Zajednicën’, që unë jam shumë i bindur që nuk e bën, prapë ky kryeministër do t’i merr 50-60%, se ne po e shohim terrenin politik si është.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka akuzuar partitë opozitare duke thënë se po përdorin metodat që i ka lënë shërbimi sekret serb.
“Këta opozita dhe presioni nga brenda, po më vjen shumë dhimbshëm dhe keq se nuk kam qef të jap këso mesazhe se është momentum i keq në këtë rend të kontaminuar politik, këtu Udba ka ikë prej Kosovës, po mu po më vjen keq metoda që i ka lënë dhe metoda që ne i përdorim në raport me institucionet tona. Aq zëshëm i bëjnë Kurtit ta bëjë ‘Zajednicën’ se është obligim shtetëror e të njëjtit Qeverinë e Kosovës nuk e konsiderojnë si institucion të shtetit. Kjo është një lloj i absurdit.” – ka thënë ai.