Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje e Hercegovinës Millorad Dodik, nuk kaloi fare mirë gjatë një bisede që pati me disa fëmijë.
Një video që tashmë është bërë virale, dëgjohet se si vogëlushët e quajnë hajn.
“Gde si lopov?” apo në shqip “Ku je o hajn?”, dëgjohet teksa bërtasin fëmijët në prapavijë.
Ai buzëqeshi me zor pas këtij akti, duke qenë i shqetësuar dhe u mundua t’i shpërqendrojë fëmijët duke iu bërë pyetje.
Video është publikuar fillimisht në faqen zyrtare të presidencës, por që u fshi më pas.
Millorad Dodik, njihet për qasjen shoviniste edhe ndaj Kosovës.