Tashmë është bërë publike kërkesa e Francës dhe Gjermanisë për zgjedhje të reja në veri të Kosovës, gjë të cilën e paralajmëroi edhe presidentja Vjosa Osmani.
Në lidhje me këtë temë, ka folur edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili deklaroi në RTV 21 se presidentja nuk është konsultuar me të për këtë çështje.
Tutje, ai vlerësoi se duhet të studiohet gjerësisht situata dhe arsye pse duhet të përsëriten zgjedhjet.
“Presidentja nuk është konsultuar asnjëherë me ne… për mendimin tim duhet të studiuar gjërsisht situata dhe arsyet pse duhet të shkohet në zgjedhje. Ky është mendimi im.” – deklaroi Zeqiri.