Kryetari i Zubin Potokut: Nuk përjashtohen mundësitë që bandat serbe të bëjnë ndonjë skandal

Më 25 shkurt, njësiti nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it, ka njoftuar se nuk do të jenë më të pranishëm në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

Ky vendim, sipas KFOR-it erdhi si rezultat i gjendjes së stabilizuar në këtë komunë.

Pas veprimeve të KFOR-it, kryetari i komunës së Zubin Potokut s’i ka përjashtuar tensionet në atë pjesë veriore.

Izmir Zeqiri për Front Online ka deklaruar se skandalet nga bandat në Serbi s’kanë përfunduar.

Situata aktualisht është e qetë, por nuk përjashtohen mundësitë prej një pjese të mbeturinave të atyre bandave që mundën herë pas here me bërë skandale të ndryshme”, tregon Zeqiri.

Situata në komunën e Zubin Potokut është më stabile se ajo e Zveçanit, thotë Zeqiri.

Ai thotë se Policia e Kosovës mjafton ta kontrolloj pjesën veriore pasi s’ka tensione.