Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se në 133 faqet e Raportit të Progresit, 99 herë është përmendur fjala korrupsion.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar “korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror”.
“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!”
Në një video që e ka shpërndarë ai thuhet se “korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë. Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Vecantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit”.