Kryetari i Leposaviqit: Të hënën dal në zyrë, s’mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë

Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka paralajmëruar se të hënën do të shkojë në zyrë.

Ai tha se pavarësisht situatës, ai përsëri do të hyjë në zyrë.

“Do të dal në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”, tha ai për Klankosova.tv.

Hetemi dje hyri në zyrën e tij me asistim nga Policia e Kosovës, të cilët u detyruan të largonin protestuesit serbë nga objekti komunal që ishin vendosur për të penguar hyrjen e tij.

E njëjta situatë ndodhi edhe në Zubin Potok e Zveçan.