Sot është njoftuar se kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, ka përjashtuar gjyqtarin Alajdin Tërshnjaku, pas kërkesës që kishte bërë Telekomi si palë në këtë rast.
Ky është ndër rastet e rralla kur gjyqtari përjashtohet me kërkesë të palës ndërgjyqësore.
Një vendim i tillë, rrit edhe më tej dyshime të ndërhyrjeve politike në këtë gjykatë, në raste kur pala në kontest është qeveria apo institucione të pushtetit.
Paparaci në disa shkrime me radhë është munduar të vë në pah këtë fenomen, madje ka pasur reagim nga KGJK-ja, kinse për ndërhyrje në punën e gjyqtarëve.
Por sa mund të ndikojë një medium në vendimet e gjyqtarëve?
Mediumi vetëm po bën punën e vet, duke ia prezantuar publikut fenomene të cilat janë të dëmshme, në këtë rast për të siguruar një gjyqësor të pavarur.
Me vendimin për të përjashtuar Tërshnjakun, me kërkesë të një entiteti 100 për qind nën mbikëqyrje të Qeverisë, dërgon vetëm tek një përfundim; Pushteti e ka kapur gjyqësorin dhe sot kushdo që e ka pushtetin si kundërshar, nuk mund të llogarisë në një gjyqësi të paanshme.
Ne si medium do të vazhdojmë të ndjekim nga afër këto dokuri negative, dhe do t’i publikojmë ato sepse në fund të fundit kjo është puna jonë – i pëlqej apo jo dikujt./Paparaci./