Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Turqi.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti në këtë vizitë është shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Emilija Rexhepi.
Kurti do të pritet nga Presidenti i, Recep Tayyip Erdoğan, dhe me pas do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
“Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan. Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, është thënë në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.