Kryeministri Kurti udhëton për SHBA, pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Kryeminsitri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla-Schëarz mbrëmë kanë udhëtuar për në SHBA.

Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit që mbahet sonte nga ora 21:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kjo mbledhje e Këshillit të Sigurimit është kërkuar nga Serbia pas vendimeve të fundit të Kosovës lidhur me dinarin dhe mbylljen e strukturave paralele të Beogradit në Kosovë.