Kryeministri Rama feston sot ditën e lindjes.
Ai lindi më 4 korrik të 1964 në Tiranë.
Kabienti qeveritar dhe grupi parlamentar i PS mëngjesin e sotëm kanë shkuar në kryeministri, për të surprizuar kryeministrin.
Ai e nisi karrierën politike në vitin 1998, ku u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Një post që e mbajti për 2 vite.
Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.
Në vitin 2013 Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 ai mori mandatin e tretë.