Pavarësisht kërkesave të aleatëve ndërkombëtarë që Kosova dhe Serbia të kenë një marrëveshje, kryediplomati serb, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Beogradi zyrtar s’ka ndryshuar dot qëndrim në raport me Prishtinën zyrtare.
Gjuriq ka thënë se Serbia mbetet e të njëjtit qëndrim se Kosova asnjëherë nuk mund të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara por as edhe shtet sovran, përcjell klankosova.
Për Serbinë Kosova nuk është dhe as nuk do të jetë anëtare e OKB-së, as shtet i huaj sovran”, ka theksuar shefi i diplomacisë serbe në një televizion serb.
Ai madje ka përmendur edhe deklaratat presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka thënë publikisht se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm për Serbinë.