Kriza politike në vend, Bashkim Ramosaj: Kjo që po ndodh është absurd i llojit të vet

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka folur për krizën institucionale që ka përfshirë vendin.

Ramosaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se Kosova momentalisht është në një krizë të thellë dhe se kjo që po ndodh është një ‘absurd i llojit të vet’.

Ai tha se tashmë s’ke kujt t’i adresohesh për problematikat që mund të ketë Kosova.

“Jemi në krizë dhe në krizë të thellë..është absurd i llojit të veçantë. Nuk e kisha besu në asnjë rrethanë që Kosova mundet me u gjend në një udhëkryq kaq të paqartë, asnjëherë në botë. Për shkak se ende kemi një borgj ndaj këtij vendi. Ende kemi një borgj ndaj këtij shteti që është në hapat e parë të tij dhe nuk e ka patur nevojën për një situatë tillë kaq të paqartë, kaq absurde të mbushur me mllef, me inat dhe po shkon gati viti dhe ende nuk ka institucione, Qeveri, parlament dhe nuk ka as orientim buxhetor të duhur. Nuk ke kujt t’i adresohesh për këtë situatë, le pjesën administrative që mundet me funksionu sepse ka një bazë ligjore, mirëpo koncepti i shtetit është pak më i madh në një shtet i cili ishte dashur me qenë konkurent, ishte dashur së paku me kriju një model që me kë duhet me qenë konkurent në aspektin e zhvillimit ekonomik, ne nuk e kemi këtë orientim”.

“Po ashtu në aspektin e sigurisë, në aspektin e diplomacisë, në aspektin e bashkëpunimit me shtetet e tjera nuk është që po shihet diku dhe nuk është as ideja se si duhet me u trajtu këto tema. Uroj që kjo situatë sa më shpejt me marr ecjen e duhur për shkak se po hyjmë në njëfarë rruge që askush nuk e ka të qartë se ku kemi me përfundu.Eshtë e tmerrshme në këtë dinamikë, gjeopolitikë, strategjitë po ndryshojnë, pozicionimet po ndryshojnë, qasja e lobimit në aspektin diplomatik po ndryshon po merr një kahje me dinamikë tepër të ashpër dhe ne disi të fjetur. Kur ti nuk ke institucione, nuk ke as kujt ti besosh dhe as kujt me iu adresu me tema që janë tepër të rëndësishme për qytetarin”, tha Ramosaj.

VIDEO: