Krimi i rëndë në Vushtrri: Pronari i furrës dyshohet se ka vrarë punëtoren dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh afër Vushtrrisë, ku sipas burimeve të IndeksOnline pronari i furrës së bukës “Diellza” dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet.

Lidhur me rastin, portali ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka konfirmuar se prokurori kujdestar është nisur drejt vendit të ngjarjes.