Kreu i FFK-së, Agim Ademi mirëpriti delegacionin e Komitetit HatTrick të UEFA-s

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të ud. Sekretarit të Përgjithshëm, Markus Weidner, ka pritur në selinë e FFK-së delegacionin e Komitetit  HatTrick në krye me dy zëvendëspresidentët e UEFA-s, Karl Erik Nilsson dhe Armand Duka, të shoqëruar nga zëvendësit e tyre George Koumas dhe Michail Kassabov si dhe anëtarët e tjerë të këtij komiteti nga federata të ndryshme anëtare të UEFA-s, si Marie Coipel, Ëojciech Cygan, Niccolò Donna, Kaarlo Kankkunen, Armen Melikbekyan, Muamed Sejdini, Zoltán Roskó, Samuel Scheidegger, Ane Guro Skaare-Rekdal si dhe të deleguarin e FIFA-s Marco Ferri.

Komiteti HatTrick si një nga organet më të rëndësishme vendimmarrëse të UEFA-s këtë vit ka përzgjedhur Federatën e  Futbollit të Kosovës për të organizuar një nga mbledhjet e rëdësishme të tij, përmes së cilës  ofrohet mbështetje në realizimin e projekteve të shteteve anëtare, të cilat rrjedhimisht ndihmojnë në përmirësimin e standardeve të futbollit.

Gjatë qëndrimit në FFK, anëtarët e Komitetit HatTrick panë zyrat dhe objektin e FFK-së në tërësi, si një nga projektet e mbështetura nga ky program. Ata u takuan edhe me administratën e FFK-së, numri i të cilëve është rritur në afër 50 sish, po ashtu falë programit HatTrick.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i uroi mirëseardhje delegacionit të Komitetit HatTrick, derisa të njëjtit i njoftoi me punët që FFK po bënë në zhvillimin e futbollit.

Në anën tjetër, kryetari i Komitetit HatTrick, Karl Erik Nilsson vlerësoi FFK-në për punën dhe angazhimin në ngritjen e futbollit në Kosovë, derisa theksoi se qëllimi i programit është të inkurajojë federatat anëtare që të përmirësohen në të gjitha sferat.