Kosovarët po del se janë goxha të varur nga huamarrja në banka.
Veç në vitin që shkoi u regjistruan plot 114 milionë euro më shumë kredi konsumuese se më 2022.
Për këtë rritje prej 23 për qind, sipas Odës Ekonomike pati ndikim rënia e vlerës së parasë.
As rritja e kamatës nuk ndikoi në uljen e kërkesave për kredi, që për një profesor ekonomie paraqet rrezikun e mospagesës.
Raport krejt i kundërt ekziston në kreditë hipotekare ku më 2023 pati rënie prej 11 për qind në krahasim me vitin paraprak, Kjo sipas OEK-ut pasi sektori privat u hendikepua.
Ekonomistët vlerësojnë se duhet ndryshuar politika fiskale që krizat financiare të përballohen më lehtë./KK