Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka takuar për herë të parë mbesën e tij Toska.
Kështu njoftoi e bija e Krasniqit, Gresë Krasniqi në një postim në Facebook ku ka dhënë detaje rreth takimit.
“Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, ka shkruar ajo.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në Hagë për kinse krime lufte.