Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikthyer në vemendje një deklaratë të tij të dhënë në emisionin Pressing të T7, për frikën e Kurtit që të fillojë procesin e regjistrimit të popullësisë. Kjo pasi sipas tij, për shkak të shifrave të mëdha të kosovarëve që e kanë lëshuar vendin.
Kransiqi ka thënë se sot do të duhej të fillonte regjistrimi o pullësisë, por thekson se atë po e pengon Kurti.
Kryetari i PDK-së ka thënë se Kurti e ka politizuar Agjencinë e Statistikave dhe përveç kësaj shton se e ka humbur kontrollin faktik në Veri të vendit dhe se është në dijeni për numrin e madh të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën.
Reagimi i plotë:
Sot është dashur të filloj regjistrimi i popullsisë në Kosovë, edhe pse me vonesë të madhe. Por, siç e kam thënë publikisht me 5 korrik, me 24 gusht dhe shumë herë të tjera deri sot, regjistrimin e popullsisë po e pamundëson Kryeministri Kurti.
Përveç që e ka politizuar skajshëm me ndërhyrje partiake Agjencinë e Statistikave të Kosovës, si dhe ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, Kryeministri i di mirë shifrat e larta të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën, prandaj po frikësohet nga zyrtarzimi i tyre.
Përtej paaftësisë qeverisëse, ky (mos)veprim i Qeverisë është edhe shkelje ligjore!