Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, e ka kujtuar Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij.
Ai tha se ideali për Kosovën e lirë, për të cilin u flijua Luan Haradinaj, u finalizua me çlirimin e vendit.
“27 vjet më parë ra heroikisht në altarin e lirisë, Luan Haradinaj. Ndonëse rrugëtimi i tij i fundit drejt Kosovës mbeti në gjysmë, ideali për Kosovën e lirë, për të cilin Luani u flijua, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve dhe u finalizua me çlirimin e vendit. Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar. Kështu do të kujtohet përherë heroi Luan Haradinaj. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”