Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në tubimin madhështor për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga dega e kësaj partie në Itali.
Krasniqi thotë se mërgatën tonë dhe origjinën e PDK-së, para politikës, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri.
“Mërgatën tonë dhe origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Më tej Krasniqi ka falënderuar të gjithë ata që ishin aty dhe festuan së bashku.
“Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë. Faleminderit secilit prej të pranishmëve që ishin për të festuar së bashku!”, shkruan tutje Krasniqi.