Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin.
Ai shtoi se emisari i BE-së u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria.
Krasniqi u shpreh i shqetësuar për mos bërjen publike të draftit duke dyshuar se aty mund të fshihet diçka, duke përdorur një shprehje siç tha ndërkombëtare “dreqi” fshihet në detaje.
“I dërguari i BE-së shprehu qëndrimin e BE-së, duke na thënë se është një draft në përputhej me Kushtetutën, nuk patëm mundësinë ta shohim tekstin integral. Në këtë kuadër është për të kritikuar qasja dhe mungesa e plotë e transparencës nga ana e Qeverisë ndaj qytetarëve dhe ndaj përfaqësuesve politik”.
“Sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet sidomos pas sulmit të 24 shtatorit ku ishte e përfshirë edhe Serbia. Shqetësimet janë prezent ngase nuk jemi të njoftuar në detaje e siç thotë një shprehje ndërkombëtare ‘dreqi’ fshihet në detaje, e neve na duhet t’i shohim detaje”./EO/