Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka përmendur sërish zgjedhjet e reja, duke e ftuar kryeministrin Albin Kurtin të garojnë, duke thënë se nuk është i gatshëm.
Krasniqi deklaroi se ”në ditën që të shpallen zgjedhjet, Kurti kurrë më s’do jetë kryeministër”.
Sipas Krasniqit, Kurti nuk është i gatshëm për zgjedhje, teksa e ripërsëriti kërkesën e tij për kryeministrin ”nëse beson që ka vota, bujrum”.
Krasniqi tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën.
”Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeministrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithçka është e mundshme”, tha Krasniqi, në RTV21.