Krasniqi: Kosova ka të drejtën e reciprocitetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë, ka folur për paralajmërimet e veriorëve për mos dëgjueshmëri institucionale, madje edhe rikthim të barrikadave, nga data 1 gusht kur edhe duhet të fillojë zbatimi i reciprocitetit ndaj Serbisë për letërnjoftimet.

Ai tha për KosovaPress se vendimet sovrane të bazuara në kushtetutën e Republikës së Kosovës janë vendime obligative të cilat duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët pa dallim.

https://permbledhja.com/peshkatari-shpeton-33-vjecaren-qe-kerceu-nga-ura-e-fshajt-me-synimin-per-tu-vetevrare/

Sipas tij, Kosova ka të drejtën e zbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë jo vetëm për letërnjoftimet, por për të gjitha fushat që janë në interes të saj.

“Vendimet sovrane të bazuara në kushtetutë të institucioneve të vendit tonë janë vendime obligative që duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët… Kosova e ka të drejtën e vet që të zbatojë masat e reciprocitetit. Në disa fusha këto masa janë të vonuara, ne shohim se në fushën e ekonomisë dhe tregtisë heqja e masave të reciprocitetit ka pasur një efekt negative sa i përket raportit tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe shpresa jonë është që veprimet të cilat janë në interes të vendit tonë, të merren për të gjitha fushat” , ka thënë Krasniqi.

Kosova prej nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Ndërsa sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

https://permbledhja.com/digjet-fabrika-per-perpunimin-e-filtrave-ne-ferizaj/