Kreu i degës së LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi ka qenë goxha kritik ndaj kryetarit Latifi, që sot edhe mungoi në seancë.
Sipas tij, Latifi i ka mësuar tashmë të gjitha teknikat për pazar politik, përcjell 07 Press.
Madje, ai shtoi kjo është për t’u shqetësuar, ndërsa tha se është ironike mënyra se si inicuesi i seancës deklaroi në fjalën hyrëse.
”Është për t’u habitur se si seanca thirret për shkarkimin e Kafexhiut, ndërsa në fillim thuhet që nuk e ka asnjë vërejtje”, tha fillimisht Krasniqi, duke konfirmuar më pas mbështetjen për kryesuesin aktual.
”Nuk ka vërejtje, pse duhet bërë diçka e tillë”, shtoi ai.