Kreu i LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi ka reaguar pas vendimit të FFK-së, vendim ky që ia ndalon KF Rahovecit zhvillimin e ndeshjeve në “Jahja Danuza”.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka thënë se është i shqetësuar me vendimin e shtëpisë numër një të futbollit kosovar.
Veç kësaj ai premtoi angazhim të pashoq institucional, gjithmonë brenda kompetencave.