“Krasniqi do ta udhëheqë Qeverinë”, edhe PDK-ja e bindur, paralajmëron fitore në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij opozitare do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar fitore në zgjedhjet e ardhshme duke shprehur bindjen se PDK-ja do ta emërojë Memli Krasniqin që do ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës.

“Unë e di që edhe sot juve me ju thënë që  në zgjedhjet e ardhshme ky kryeministër dhe kjo parti politike nuk do t’i fitojë zgjedhjet dhe nuk do ta bëjë qeverinë prapë do të ma kishit bërë a je i çmendur a çka, sepse ju i besoni asaj që i fiton 48 për qind. Ne jemi të bindur që si parti opozitare do t’i fitojmë zgjedhjet, dhe ne jemi të bindur që si PDK do ta emërojë personin i cili do ta udhëheqë qeverinë e Kosovës, i cili është Memli Krasniqi”, ka deklaruar ai në Debat Plus.