Analisti nga Parisi, Nezir Kraki ka kundërshtuar ashpër deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se është një deklaratë “pa takt” dhe “absurde”.
Ai ka thënë se deklarata e tij ishte e pavend.
“Ishte totalisht e patakt, absurde deklarata e presidentit francez fatkeqsisht. Unë kam shumë respekt për presidentin francez dhe e kam mbështetur edhe politikisht, por deklarata e tij në Tiranë ishte totalisht e pavend dhe absurde.” – ka thënë Kraki në një video që ka publikuar në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se pezullimi i vizave për Kosovën nuk mund të ndodh edhe nëse “çmendet presidenti francez.”
“Franca nuk e ka asnjë mundësi që edhe nëse çmendet presidenti francez që një ligj që është votu, një vendim unanim i ministrave të brendshëm të BE-së të zhbëhet veç me dëshirën e Parisit apo Emmanuel Macronit, nuk ka gjasa.” – ka thënë ndër të tjera.
Tutje ai ka thënë se “po t’bahemi gati me qit flia nër Kullë të Ajfellit”