KQZ vendos: 10 komuna do të shkojnë në rinumërim të plotë të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar për mbledhjen, në të cilën pritet është marrë vendim lidhur me procesin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

KQZ përmes një njoftimi për media ka treguar se ka marrë vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve në nivel vendi.

Duke u mbështetur në këto gjetje, KQZ mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)”, thuhet në njoftim.

Kurse, Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se nëse pas rinumërimit do të vërtetohen manipulimet eventuale me votat e kandidatëve, KQZ do të procedojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Sipas njoftimit të KQZ’së rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe do të fillojë më 13 janar 2026, në orën 18:00.