Grafitet që bëhen nëpër hapësira publike, shpesh herë janë nxitëse dhe banale e në këtë mënyrë ngjallin shqetësim te banorët.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Parkun i Paqes i Manqesterit në Podujevë, ku në shëtitore janë para mbishkrime ‘Kosovo je Srbija’.
Njësitet policore me të marrë informatën kanë kontaktuar rojën e parkut, i cili ka deklaruar se nuk e di se kush i ka shkruar ato grafite.
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia, është arritur që të identifikohet personi i dyshuar, i cili u arrestua e më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Para hetuesve policorë, 32-vjeçari ka deklaruar se nuk është shtyrë nga askush që t’i bëjë ato grafite, por për to është ‘inspiruar’ nga situata e tensionuar në veri të vendit. Ai po ashtu ka pranuar se ka bërë edhe grafite tjera me përmbajtje banale dhe erotike.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’.