“Kosovë ne do të dalim zot”, shkruan në logon me Flamurin e Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë, në një foto që sapo e publikoi Qeveria.
Në javën që po hyjmë, me 17 Shkurt, Kosova feston 16 vjetorin e pavarësisë së saj.
Andaj për nder të festës, Qeveria ka përgatitur foton më poshtë, të cilën e ka vendosur në kopertinën e Facebook-ut të qeverisë.
Krahas fotos është njoftuar edhe për programin e manifestimeve shtetërore.
“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhet njoftimin.