Kosovarit ia godit dikush veturën dhe ia lë letrën me shkrimin epik.
Një qytetar ka publikuar në grupin “Merakli t’Kerreve” një letër që ia ka lënë personi që ia ka goditur veturën.
Në raste të tilla zakonisht qytetarët i lënë numrat e telefonit, që t’i kontaktojnë. Por në këtë rast personi që ka goditur veturën ka lënë një letër, me një shkrim epik.
“Ta kom rrok pak kerrin. Jam ka bëj kishe po e shkruaj qet letër se njerëzit po kqyrin. Ishalla e nreq”, thuhet në letrën që ia ka lënë mbi veturë.