Një 59-vjeçar me origjinë nga Kosova akuzohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e djalit të tij në qershor të vitit 2020 në banesën e tij në Pratteln të Zvicrës.
Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Basel – Landschaft ngarkon të akuzuarin se i ka shkaktuar viktimës plagë të rënda me thikë, që si pasojë shkaktuan vdekjen e saj të menjëhershme.
Sipas Zyrës së Prokurorit, mbrapa sulmit me thikë qëndronte një konflikt brenda familjes, teksa ende nuk dihet se kur do të zhvillohet seanca kryesore në Gjykatën Penale të Basel-Landschaft, shkruan baselland.ch.
I akuzuari aktualisht ndodhet në paraburgim.