Inspektorati Shëndetësor i Kosovës (IShK) dje ka inspektuar kliniken e sapohapur për transplantimin e flokëve “Care and Hair Fix” në Prishtinë pronë e mjekut Fehim Haliti.
Gjatë inspektimin të kësaj klinike inspektorët e ISHK-së kanë gjetur se kjo klinikë ishte duke operuar pa liçencë nga ana e institucioneve të Kosovës.
Për më tepër kjo klinikë nuk e kishte të licencuar as stafin shëndetësor.
Sipas burimeve të KosovaNews inspektorët aty kanë gjetur duke punuar dy infermiere dhe një mjek turk të cilët nuk ishin të licencuar. Si pasojë e këtyre shkeljeve ISHK dje e ka mbyllur këtë klinikë.
KosovaNews e ka vizituar mëngjesin e sotëm “Care and Hair Fix” ku në derën e kësaj klinike ishte vendosur njoftimi i sigurisë i datës 22 prill 2024 për “Ndërprerje të Përkohshme të Veprimtarisë” i vendosur nga ana e Inspektoratit Shëndetësor.