Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023 u prezantua të martën, duke renditur vendet në mbarë botën për sa i përket statusit të grave.
Instituti i Kërkimeve të Paqes Oslo, i cili ishte bashkëautor i indeksit, zbuloi se shumë nga vendet më të mira në botë për të qenë grua janë në Evropë, megjithëse ka ndryshime të konsiderueshme në të gjithë rajonin.
Ai vuri në dukje se shoqëritë ku gratë kanë ecuri më të mirë janë gjithashtu më paqësore, demokratike, të begata dhe më të përgatitura për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike.
Në këtë raport Kosova renditet në vendin e dytë si vendi më i keq për gratë, raporton Euronews, përcjell KlanKosova.tv.
Ukraina që është shtet në luftë renditet para Kosova, derisa në vendin e tretë është Azerbajxhani.
Rezultati i ulët i Kosovës i atribuohet rezultateve të dobëta të arsimimit dhe punësimit për gratë, krahas “niveleve shumë të larta” të vdekshmërisë amtare, tha IKPO.
Në listen e 177 vendeve më të mira për të qenë grua në Evropë, pavarësisht pabarazive të dukshme brenda rajonit, renditjen e vitit 2023 e kryeson Danimarka. Ajo ndiqet nga afër nga Zvicra dhe Suedia.