Një inkursion i mirëfilltë terrorist në veriun e Kosovës u zhvillua prej mëngjesit të 24 shtatorit, ku një grup i specializuar ushtarak la fillimisht të vdekur një polic kosovar dhe plagosi një tjetër efektiv.
Me një përgjigje të shpejtë dhe efikase gjithsesi, kanë qenë Forcat Speciale të Kosovës, ato të cilat e kanë rivendosur kontrollin në gjithë territorin, duke eliminuar tre prej terroristëve e arrestuar disa prej tyre.
Një ngjarje, e cila sigurisht prek gjithë shqiptarinë dhe Ballkanin, por e cila nuk është lënë pa u komentuar edhe në ballinat e mediave më të mëdha botërore.
Kështu, gjigandi mediatik britanik BBC, i ka vendosur zhvillimet në Kosovë në një prej ballinave kryesore të mediumit, duke i kushtuar një artikull të gjerë gjithë konfliktit.