Kosova ndihmon Ukrainën me pajisje ushtarake, arrin atje pakoja e parë mbështetëse

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pakoja e parë mbështetëse për Ukrainën me kamionë dhe automjete ushtarake ka arritur.

Lajmin e ka bërë të ditur Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Shfrytëzoj rastin që t’ju njoftoj këtu që pako e parë mbështetëse me kamionë dhe automjete ushtarake tashme ka arritur në Ukrainë dhe jemi në fazën e përgatitjeve përfundimtare për dërgimin e pakos së dytë mbështetëse”, ka shkruar Maqedonci.