Kosova i shkon Sllovakisë në gjysmëfinale, finalen potenciale e luan në Prishtinë përballë Turqisë ose Rumanisë

Është hedhur shorti për fazën e Play Offit që dërgon në Botëror.

Kosova ka mësuar kundërshtaren e gjysmëfinales dhe asaj të kundërshtares potenciale në finale.

Fillimisht, me 26 mars djemtë tanë udhëtojnë drejt Bratislavës për t’u ndeshur me Sllovakinë, ndërsa nëse e kalojmë këtë pengesë, atëherë pesë ditë më vonë në “Fadil Vokrri” ndeshemi me fituesen e çiftit tjetër gjysmëfinal, Turqi – Rumani./Përmbledhja