Brenda-jashtë. Kush e kishte menduar! Kosova ka marrë gjashtë pikë nga të dyja ndeshjet përballë një kundërshtareje si Suedia.
Djemtë e Fodës triumfuan 0-1 me golin e Fisnik Asllanit në minutën e 32.
Përgjatë gjithë ndeshjes verdhekaltërit arritën ta menaxhojnë mirë sfidën, për të shkuar kështu në kuotën e shtatë pikëve nga katër lojë të zhvilluara.
Aktualisht, kombëtarja ka katër më pikë më shumë se Sllovenia, njëherit kundërshtarja e parë e nëntorit./Përmbledhja