Ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burgim nga Serbia për korrupsion.
43-vjeçari A.B, u arrestua në Kosovë.
Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor nga Ilecu FAST Kosova.
“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.