Kosova dhe Mali i Zi sot në Rozhajë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zbatimin e projekteve të infrastrukturës ndërmjet dy qeverive.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri Liburn Aliu.
“Në Rozhajë, në takim bilateral me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, Ervin Ibrahimoviq, sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkroi Aliu në Facebook.
Ai shtoi se këto marrëveshje do të ndihmojnë në marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve, por edhe në projektin e rrugëve Rozhajë – Pejë dhe Deçan – Plavë.
“Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Rozhajë – Pejë, si dhe rrugën Deçan – Plavë, për të cilat projekte ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyjmë përpara e t’i konkretizojmë”, shkroi Aliu.