Janë arrestuar në Kosovë dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, njëri ishte dënuar me 22 vite burgim.
Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, në dy raste të ndara ka arritur të arrestoj dy persona të kërkuar me urdhër arreste ndërkombëtare.
Në rastin e parë, policia njofton se “sot si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të njësisë FAST dhe Stacionit Policor VITI, rreth orës 09:30 është ndaluar shtetasi Turk M.K., (viti i lindjes 1960) pasi që i njëjti rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale Trafikim me Narkotik, i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Gjilan, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.