Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull blerjes së dronëve “Bayraktar” nga Kosova.
Sipas kësaj agjencie, blerja ka ndodhur një kohë kur po përballet me trazira në veri.
“Reuters” citon një postim të kryeministrit të Kosovë Albin Kurti, i cili thotë se shpenzimet e fundit të sigurisë po e bëjnë vendin më të sigurt, transmeton Klankosova.tv
Por, ai nuk tregoi se pse do të përdoren këta dronë.
Ato fituan famën e tyre pasi u përdorën nga ushtria ukrainase kundër forcave ruse.
Tutje, “Reuters” ka shkruar edhe rreth ushtrisë së Kosovës, e cila po synon t’i ndërtojë kapacitetet e plota me 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.
E Aleanca Veriatlantike, në vendin tonë kanë 4 mijë e 500 ushtarë duke u kujdesur për sigurinë e territorit të Kosovës.